Ndarja e re elektorale në prefekturën e Tiranës – (21 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Rreth 412 mijë zgjedhës do të votojnë në 19 zonat e reja elektorale, në prefekturën e Tiranës. Në hartën elektorale që do të shqyrtohet gjatë kësaj jave nëpër komisionet parlamentare, votuesit e kësaj prefekture, janë ndarë në zona që variojnë nga 20094 zgjedhës, deri në 25859 zgjedhës. Në renditjen kombëtare të zonave elektorale, prefektura e Tiranës, përfshin zonat nga 30 deri në 48.
Në zonën elektorale 30, deputeti do të përzgjidhet nga votuesit e Kasharit, Prezës, e Vorës. Në zonën elektorale 31, përfshihet bashkia e Kamzës. Komunat e Bërzhitës, Dajtit, Krrabës, Shëngjergjit, Zallbastarit e Petrelës, do të përbëjnë zonën elektorale 32. Kështu janë grupuar edhe zonat e tjera në periferi të kryeqytetit./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame