Ndarja nga e dashura çoi në vetëvrasjen e gardistit


Ndarja nga e dashura çoi në vetëvrasjen e gardistit

16:02 03/10/2018

“Po iki nga kjo jete…”

Me këto fjalë e mbyllte një mesazh në telefon që efektivi i gardës së Republikës Arjol Mance i dërgoi babait të tij përpara se të vetëvritej me armën e shërbimit në vendin ku po kryente detyrën natën e së hënës. Burime nga hetimet thanë se shkaqet e ngjarjes nuk lidhen me punën, por me ndarjen nga e dashura. Këtë arsye 30-vjeçari nga Përmeti ia kishte rrëfyer në të njëjtin mesazh edhe të atit.

Ky i fundit ka tentuar që për më shumë se 40 minuta të lidhej, me të birin në telefon, por Mance nuk u përgjigjej thirrjeve. Në dëshminë që babai i gardistit ka dhënë për hetuesit citohet se ndarja nga e dashura kishte shkaktuar pasoja të rënda psikologjike të i riu që jetonte i vetëm në Tiranë pas kthimit nga misioni paqeruajtës në Afganistan.

Në librin e shërbimeve, gardisti ka lënë disa amanete për familjarët. Mançe ishte bërë  pjesë e Gardës në 10  qershor të këtij viti. Në vetëm 3 muaj ky është rasti i dytë ku efektivë të gardës së Republikës vetëvriten në ambientet e këtij  institucioni.

Tv Klan






Të ngjashme