Ndarja nga jeta e kardiologut Ylli Popa, Meta: Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut dhe kardiologut të njohur, Ylli Popa. Në mesazhin e tij, Presidenti i Republikës i shpreh ngushëllimet familjes për këtë humbje të madhe, duke u shprehur se, shkenca shqiptare ka humbur një personalitet të shquar dhe shoqëria shqiptare ka humbur një zë me identitet të spikatur.
“
Shkenca shqiptare ka humbur një personalitet të shquar si prof. Ylli Popa. Shoqëria shqiptare ka humbur një zë me identitet të spikatur. Mjekësia shqiptare humbi një nga profesorët, i cili vuri gurë themeli në kardiologjinë shqiptare. Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe. U preftë në paqe dhe vepra e puna e tij janë dhe do mbeten gjithmonë në një vend të veçantë në historinë shkencës dhe akademizmit shqiptar
“, shkruhet në mesazhin e ngushëllimit të Presidentit Meta./tvklan.al