Ndarja nga jeta e Liri Belishovës, Meta: Frymëzoi me idealet e lirisë
Presidenti Ilir Meta ka reaguar me një mesazh pas ndarjes nga jeta të Liri Belishovës. Meta tha se ajo dhe të gjithë të rinjtë e tjerë frymëzuan me idealet e lirisë duke iu bashkuar me guxim e idealizëm Luftës antifashiste për çlirimin e vendit.
Mesazhi i Presidentit Meta:
Nderim për atë dhe të gjithë të rejat që u frymëzuan me idealet e lirisë duke iu bashkuar me guxim e idealizëm Luftës antifashiste për çlirimin e vendit. Ato lanë bankat e shkollave për të realizuar idealet e tyre të cilat për fat të keq u prenë në mes dhe shumë prej tyre u bënë viktima të një persekutimi çnjerëzor të pabesueshëm duke përjetuar tragjedi personale dhe familjare./tvklan.al