Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës, Rama: Prehu në paqe zonjë e madhe
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, që u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se kujtimi i saj do të jetojë gjithmonë.
“Një zë i rrallë dhe një zonjë e rrallë, Nexhmije Pagarusha, nuk është më mes nesh, por brenda i pashlyeshëm mbetet kujtimi i saj. Prehu në paqe zonjë e madhe”, shkruan Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al