Ndërhyri për të mbrojtur të ëmën, vdes 2 – vjeçari


Ndërhyri për të mbrojtur të ëmën, vdes 2 – vjeçari

20:57 04/09/2016

Një vogëlush ka humbur tragjikisht jetën pasi u godit për vdekje nga i dashuri i nënës së tij. Historia tragjike ndodhi në një dyqan në New Jersey, SHBA, pasi i vogli doli para nënës së tij, e cila po dhunohej nga partneri.

Siç shkruan “Mirror”, Jamil ‘JB’ Baskerville JR ishte prezent kur Zachary Tricoche, 24 – vjeç, nisi të zihej me gruan për pazarin.

2 – vjeçari u mërzit dhe “ndërhyri”, pasi Tricoche goditi të ëmën e tij. Kjo bëri që 24 – vjeçari të nevrikosej dhe e goditi të voglin me grusht në kraharor duke e përplasur në mur.

kafsha

Por Tricoche nuk e la me kaq dhe pasi i vogli u grit, i tha atij që të luftonte si një i rritur dhe e goditi për herë të dytë.

Historia e tmerrshme u tregua nga prokurorët në gjykatë, që e akuzojnë 24 – vjeçarin për vrasje të shkallës së parë.

Sipas rrjetit amerikan NBC, 2 - vjeçari vdiq për shkak të dëmtimeve të rënda të organeve./tvklan.al





Të ngjashme