Ndërmarrja e Rrugëve nis mbushjen e gropave (7 Mars 2001)


Ndërmarrja e Rrugëve nis mbushjen e gropave (7 Mars 2001)

11:26 07/03/2001

Gropat e rrugëve kryesore kanë filluar të mbushen. Një fond i veçantë i bashkisë i është dhënë Ndërmarrjes së Rrugëve për rregullimin. Punëtorët e kësaj ndërmarrjeje kanë punuar dje gjatë orëve të para të natës në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi i automjeteve. Kjo punë ka përfshirë dje kryqëzimin tek Ushtari i Panjohur. Pasi është bërë prerja dhe sheshimi i gropave, më pas është bërë dhe shtrimi me asfalt, gjë e cila do të kryhet dhe në akset e tjera rrugore të kryeqytetit./tvklan.al






Të ngjashme