Ndërmarrja NSHRAK, nis procesi i rregullimit (17 Shkurt 1999)


Ndërmarrja NSHRAK, nis procesi i rregullimit (17 Shkurt 1999)

11:39 17/02/1999

Ofiçina e rregullimit të automjeteve ose e njohur prej vitesh si Ndërmarrja e NSHRAK ka mëse një vit që në godinën trekatëshe, dy katet e sipërme i ka marrë dikush tjetër dhe kati i parë përveçse funksiononte si kuzhinë kishte strehuar dhe një familje.Ndërsa që nga dita e Hënë e këtej, policia e komisariatit numër 2 merr urdhër që ky objekt të lirohet komplet.

Kati i parë që funksiononte si mensë e punonjësve të kësaj ndërmarrjeje. Ashtu siç u privatizuan mjaft objekte dhe punonjësi i kësaj kuzhine dëshironte që t’a privatizonte. Por që nga viti ’90 meqë është ndërmarrje shtetërore, ai i paguante shtetit qira dhe ka kontratë të rregullt.

Por jo vetëm që nuk po i njihet kontrata por dhe vendimi i gjykatës që i jep të drejtë duke qënë menaxhues i kësa mense, familja Peza dhe ka banuar aty me familjen e tij. Që sot shkatërrohet kjo mensë dhe familja Peza nxirret forcërisht. Ja çfarë tregojnë banorët.

Banori: Policia ka ardhur jashtë çdo rregulli i cili kundërshtohet me këtë vendim gjyqi dhe ka nxjerrë forcërisht nusen e vellait, ka shpartalluar gjithë pasurinë dhe djersën e vëllait tim këtu, jemi shumë të impresionuar. Nëqoftëse Ministrja Shuli na tha fjalën që derisa të mbarojë gjyqi do qëndroni me familjen sepse ju nuk keni shtëpi, të nesërmen Policia me urdhër të asaj ka vepruar komplet kundra.

Banorja: Siç është bërë në mbarë po e shikojmë në gjithë vendin tonë që po bëhet disa heqje kioskash atëherë duhet të vinte një urbanistikë, duhet të vinte një nga Bashkia, një nga kush e kap këtë Rajon, kush e kap këtë rreth, një deputet jo pa lajmëruar.

Banorja: Tre ditë pa ngrënë, pa pirë. Ku të shkojmë në rrugë të madhe. Ne jemi tre kurora bashkë.

Nëse gjithçka do të paraqitej me dokumenta dhe procesi i nisur gjyqësor nuk do të fitohej, ata vetë do të dilnin. Ndaj këto plaçka të ngarkuara nga policia presin të shkarkohen dikur për të jetuar./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme