Ndërmarrjet e ujësjellësve në prag privatizimi – (22 Shkurt 2001)


Ndërmarrjet e ujësjellësve në prag privatizimi – (22 Shkurt 2001)

13:58 22/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ndërmarrja e ujësjellësit në kryeqytet është ndërtuar nga italianët në vitin 1941. Atëherë nga ky ujësjellës furnizoheshin me ujë të pijshëm rreth 100 shtëpi, ku prurja e ujit në rrjet shkonte në 45 litra në sekondë. Dhjetë vjet më pas në vitin ’51, ujësjellësi i Tiranës mori përmasa edhe më të mëdha, ku prurjet ujit që vinin nga Selita, shkonin dhjetëfish më tepër dhe me krijimin e ujësjellësit të Bovillës, këto prurje shkojnë në 1800 litra në sekondë.

Pas më se 50 vjetësh të krijimit të 52 ujësjellësve në të gjithë Shqipërinë, këto ndërmarrje janë në prag të privatizimit. Një pjesë e këtyre ndërmarrjeve janë kthyer në shoqëri aksionere, ndërsa të tjerat ende janë shtetërore.

Në kuadrin e strategjisë së privatizimit, të gjitha ndërmarrjet që administrojnë sistemin e furnizimit me ujë do të privatizohen. Në një nga mënyrat e privatizimit është përfshirë edhe dhënia me koncesion. Ndërsa çmimi i ujit të pijshëm sipas Entit Rregullator të Ujit, nuk do të ketë ndryshime./tvklan.al






Të ngjashme