Nderohen ushtarët e AFOR 2 në Urën e Limuthit (30 Gusht 1999)
Filloi sot në Shqipëri nderimi i trupave AFOR 1 dhe ato të AFOR 2. Në Urën e Limuthit në vend dislokimin e Regjimentit të 9-të Alpin të Ushtrisë Italiane është zhvilluar ceremonia e ndërrimit praktik të efektivave. Janë 220 ushtarë e oficerë të Regjimentit të 66-të të Panterisë pararoja e këtij momenti të rëndësishëm të cilët që prej ditës së sotme përfaqësojnë forcën ushtarake të NATO-s në Shqipëri me siglën AFOR 2.
Që prej 1 Shtatorit Komandën e misionit të ri e merr gjenerali italian Frizone. Nën komandën e tij do të jenë rreth 2500 trupa nga Italia, Greqia, Turqia, Polonia e të tjerë. Misioni AFOR 2 do të ketë për qëllim të krijojë një prapavijë të sigurtë për forcat paqeruajtëse të KFOR-it të dislokuara në gjithë territorin e Kosovës.
Është ky shkaku që komanda unike për AFOR 2 do të jetë në Prishtinë dhe shefi do të jetë sër Majk Xhekson. Regjimenti i 9-të Alpin i diskoluar prej më shumë se 9 muaj, dhe i komanduar nga Kolonel Finokio, përbëjnë nga 550 vetë nga të cilët nesër largohen 305 ushtarë oficerë. Ndërsa regjimenti i 66-të i Panterisë, në total do të ketë 56 vetë të cilët do të vazhdojnë punën e nisur nga kolegët e tyre nën komandën e kolonel Armando Trogu.
Në fjalën e rastit ushtarakët italianë deklaruan se ata ndodhen këtu me ftesë të Qeverisë Shqiptare dhe për të ndihmuar popullin shqiptar për të superuar vështirësitë e pas krizës kosovare. Ne do të vazhdojmë të japim kontributin tonë për rehabilitimin e infrastrukturës shqiptare ashtu si dhe kemi nënshkruar marrëveshjet përkatëse të kësaj çeshtje. Pas dy ditësh në pjesën ushtarake të Aeroportit të Rinasit do të zhvillohet ceremonia e ndërrimit të Shtabit të AFOR 1 me ato të AFOR 2./tvklan.al