Ndërprerja e ndeshjes, penalizon Shqipërinë


Ndërprerja e ndeshjes, penalizon Shqipërinë

17:35 25/03/2017

Flakandanët dhe tymueset e tifozëve shqiptarë, që ndalën për 8 minuta ndeshjen Itali – Shqipëri mund t’i kushtojnë shtrenjte Federatës Shqiptare të Futbollit. Deri më tani janë marrë disa gjoba dhe për këtë ndërprerje mund të jetë e njëjta masë ose edhe përjashtim të spektatorëve sipas mediave italiane. Nga flakadanët pati probleme dhe një stjuard. Një situatë që u qetësua pas ndërhyrjes së futbollistëve të Kombëtares.

Ansi Agolli (Kapiten i Kombëtares): 

Janë gjëra që nuk duhet të ndodhin, por janë pjesë e ndeshjes. Më pas tifozët nga mirëkuptuan.

Një zhgënjim për trajnerin Gianni De Biasi, i cili përmend gjithmonë tifozerinë si një pjesë e bukur e Kombëtares.

Gianni De Biasi (Trajner i Kombëtares): 

Kam 5 vite që jam në Shqipëri. Tifozeria jonë ka spikatur gjithmonë për një tifozeri e bukur. Kësaj here mbeta i befasuar, nuk mendoja të shikoja diçka të tillë

.

Në stadiumin “Renzo Barbera” sipas të dhënave zyrtare ishin rreth 5 mijë tifozë shqiptarë, por mendohet se kanë qenë më të shumtë në përballjen e së premtes.

Tv Klan

 






Të ngjashme