Ndërprerje energjie në kryeqytet për shkak të punimeve nga firmat
Për shkak të këtyre punimeve, një pjesë e mirë e banorëve të kryeqytetit në rrugën e Kavajës kanë mbetur disa orë pa energji elektrike. Punimet po bëhen nga një firmë private, e kontraktuar nga ujësjellësi.
Vetëm në 1 javë shumë zonave në Tiranë iu është ndërprerë 11 herë energjia elektrike, e në 9 raste dëmtimet janë bërë nga kompanitë që kryejnë punime në rrugë, apo në rrjetin e kanalizimeve.
Drejtori i OSHEE Tiranë, Klevis Jahaj: “
Bëjmë thirrje që kompanitë përpara se të nisin punimet të marrin kontakte me punonjësit tanë që të jemi prezent dhe të shmangim ndërprerjen e energjisë elektrike.”
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë kallëzime penale për të gjitha rastet, por deri më sot asnjë nga përgjegjësit nuk është dënuar.
“
Në të shumtën e rasteve, është për të ardhur keq, por prokuroria ka pushuar çështjen për këto firma.”
Ministria e Energjisë është duke përgatitur një ligj të ri, i cili do të ashpërsojë masat për ata që dëmtojnë rrjetin e energjisë elektrike. OSHEE nuk pranon se defektet në rrjet janë për shkak të ngarkesës së rrjetit, apo thatësirës që po përjeton vendi.
/Tv Klan