Ndërpriten gërmimet për të zhdukurit në Kizhevak
Punimet pezullohen deri në pranverë, shkak moti i keq
Janë ndërprerë përkohësisht punimet në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Serbisë. Në një konferencë për media u bë e ditur se punimet janë ndërprerë për shkak të kushteve atmosferike ndërsa do të rinisin në pranverë.
“Për shkak të motit është ndërprerë puna deri në kthimin e punës në pranverë do të bëhet identifikimi i 4-5 personave që janë nxjerrë”.
Sipas Gërxhaliut me qëllim të humbjes së gjurmëve janë përdorur tri lokacione për fshehje të krimit nga Serbia.
“Duke ju falënderuar imazheve satelitore të ushtrisë amerikane, kemi gjetur lokacionet”.
Komisioni qeveritar për të pagjeturit ka bërë një plan veprimi që do ta zbatojnë me institucionet e tjera. Pritet koordinim më i madh posaçërisht me Ministrinë e Drejtësisë për ndryshimet e ligjeve për të zhdukurit.
Tv Klan