Ndërpriten lejet në administratë
Ministria e Financave ka marrë vendim për të ndërprerë lejet e zakonshme të nëpunësve në periudhën e fushatës nga data 25 maj deri në 30 qershor.
Televizioni Klan ka arritur të sigurojë urdhrin e firmosur nga ministrja Helga Vukaj, ku kërkohet rikthimi në punë i të gjithë punonjësve që kanë filluar lejen. Sipas këtij urdhri pushimet për stafin e ministrisë, tatimeve, doganave dhe të gjithë drejtorive të varësisë do të fillojnë nga data 1 korrik.
Për të gjithë ata që nuk do të zbatojnë urdhrin, do të këtë përgjegjësi disiplinore, shkruhet në urdhrin e Ministrisë së Financave.
Tv Klan