Ndërpritet greva e banorëve të fshatit Sheqeras në Korçë – (11 Prill 2001)


Ndërpritet greva e banorëve të fshatit Sheqeras në Korçë – (11 Prill 2001)

13:41 11/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Banorët e fshatit Sheqeras në Korçë i dhanë fund grevës së tyre të urisë. Prej më se 5 ditësh, ata kërkonin ndërhyrjen e shtetit, për t’i siguruar këtij fshati, ujë të pijshëm. Ardhja e Prefektit të Korçës Ben Blushi, si dhe të drejtuesve të Ministrisë së Punëve Publike, bëri që disa nga banorët e këtij fshati t’i japin fund grevës së urisë, duke u siguruar që kërkesat e tyre për ujë do të zgjidhen.

Kështu titullarët nga prefektura dhe qeveria, u deklaruan banorëve se është akorduar një fond prej 35 milion lekësh të reja, për realizimin e projektit dhe shtimin e një pusi. Gjithashtu banorëve të Sheqerasit iu premtua se deri në prag të dimrit të ardhshëm, do të ketë përfunduar ujësjellësi i fshatit.

Ben Blushi, Prefekti i Korçës:- “E rëndësishme është që të arrijmë synimin kryesor, që është ujësjellësi. Besoj se jemi të gjithë në një mendje që kjo është çështje themelore”.

Gjatë pesë ditëve të grevës, në këtë fshat u ndërpre veprimtaria prodhuese e mësimit, si dhe procesi i regjistrimit të popullsisë./tvklan.al






Të ngjashme