Ndërpritet protesta për vrasjen e Klodian Rashës
Në kryeqytet dhe në rrethe nuk pati tubime
Tetë ditë nga vrasja e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, protestat që kërkonin drejtësi për të janë ndërprerë.
Pas 6 ditë protestash të shoqëruara me akte dhune dhe një proteste paqësore që u zhvillua një natë më parë në sheshin “Skëndërbej”, tubimet e qytetarëve që kërkonin drejtësi për Klodian Rashën dhe reformimin e policisë kanë pushuar së ekzistuari.
Në sheshin “Skënderbej” dhe as në sheshet e tjera të Tiranës nuk ka patur grumbullime, ndërsa kanë munguar edhe thirrjet për organizime të protestës.
Por pavarësisht se nuk pati protestë, policia kishte marrë masa për të siguruar institucionet kryesore që ditët fundit kanë qenë objekt i shprehjes së zemëratës së protestuesve.
Tv Klan