Ndërrimi i stinëve sjell ulje në dyqanet e Tiranës (19 Gusht 2000)


Ndërrimi i stinëve sjell ulje në dyqanet e Tiranës (19 Gusht 2000)

10:30 19/08/2000

Ndërrimi i stinëve sjell dhe ndërrimin e modës. Ditët e fundit në të gjitha dyqanet e veshjeve në Tiranë, vërehet një ulje e ndjeshme çmimesh. Në vitrina shesh gjithandej 30%, 40%, 50 % ulje. Si të gjitha vendet e botës, edhe kryeqyteti tashmë i përshtatet traditës së krijuar jashtë. Vjen gushti dhe çmimet ulen. Arsyeja vetëm sepse del koleksioni i ri i vjeshtës.

Kështu Franca, Italia dhe Greqia kanë vendosur 20 gushtin si datën kur në treg hidhet koleksioni i ri i cili më parë është prezantuar në pasarela, por në dyqanet tona sigurisht që do të mbërrijë me çmime marramendëse. Tashmë këto ditë uljet e mëdha justifikohen nga konkurenca. Miliona lekë qarkullojnë në ditë tregtarët të cilët kërkojnë të arrijnë standartin e huaj pa dashur të humbin klientelën.

Në një vëzhgim që bëmë në dyqanet e Tiranës, pamë se përqindjen më të madhe të ujes së çmimeve e kanë fituar vetëm veshtjet e femrave si bluza, fustane dhe pantallona, ndërsa veshjet mashkullore më pak, por ashtu siç janë ulur këto çmime dhe ngritja e tyre do të prekë këta artikuj./tvklan.al






Të ngjashme