Ndërrohet me vëllain e tij binjak, i riu i shpëton burgut për 13 muaj


Ndërrohet me vëllain e tij binjak, i riu i shpëton burgut për 13 muaj

13:39 14/02/2018

Autoritetet në Peru kanë arrestuar për të dytën herë një të burgosur, pasi ai u arratis nga burgu duke lënë vëllain e tij binjak në vend të tij.  

Aleksandër Delgado ishte duke vuajtur një dënim 16-vjeçar pasi ishte akuzuar për abuzim seksual me të mitur dhe vjedhje. Kur binjaku i tij, Giancarlo, e vizitoi atë në janarin e kaluar, Aleksandri e drogoi, veshi rrobat e tij dhe doli nga burgu.  

Shkëmbimi i dyshuar u konfirmua, pasi u morën shenjat e gishtërinjve të Giancarlos.

Pas 13 muajsh në arrati, Aleksandër Delgado u arrestua të hënën në qytetin port të Callao, pasi Ministria e Brendshme ofroi një shpërblim për çdo informacion që çonte në kapjen e tij.  

Ai tani pritet të zhvendoset në një burg të sigurisë maksimale.

Ndërsa Aleksandri ishte i lirë, vëllai i tij Giancarlo u arrestua dhe u hetua me dyshimin se kishte bashkëpunuar me binjakun e tij.

Por ai nuk u akuzua dhe tani është lënë i lirë./tvklan.al 






Të ngjashme