Ndërron jetë 54-vjeçarja me simptomat e gripit të derrit


Ndërron jetë 54-vjeçarja me simptomat e gripit të derrit

20:43 08/01/2010

Një 54-vjeçare nga qyteti i Korçës dyshohet të jetë viktima e radhës e gripit të derrit në vendin tonë. Ajo ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në sanatoriumin e Korçës, pasi ka qëndruar për më tepër se një javë nën kujdesin e mjekëve.

Sipas bluzave të bardha, gruaja ishte shtruar në spital me probleme të rënda të traktit respirator dhe simptoma  klinike të gripit të derrit.

 54-vjeçarja është trajtuar në mënyrë intensive me tamiflu,por gjendja e saj shëndetësore nuk është përmirësuar dhe ajo ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme.

Përgjigjet e sakta të analizave,nëse shkaku i vdekjes së gruas është gripi i derrit, priten të mbërrijnë pas disa ditësh nga laboratori I Tiranës.

Tv Klan






Të ngjashme