Ndërron jetë 8-vjeçari, një granatë u hodh në dhomën e tij
Një 8-vjeçar ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike, pasi një granatë dore u hodh në dhomën e tij.
Kjo erdhi pas një grindje që përfshiu anëtarët e një bande krimi somaleze në Suedi.
Yuusuf Warsame, nga Birmingham, ishte duke fjetur në banesë, kur mjeti shpërthyes u hodh përmes dritares duke i marrë atij jetën.
Babai i tij, Abdiwahid, tha se djali kishte shkuar për të vizituar të afërmit në Suedi dhe nga nga ky sulm kishte gjetur vdekjen.
Policia ka nisur hetimin për zbuluar ngjarjen e plotë. Siç raportojnë mediat vendase ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, megjithatë familja e tij ka kërkuar informacion të plotë mbi këtë rast tragjik për ta.
Nga ky shpërthim mbetën gjithashtu të plagosur edhe dy persona të tjerë./tvklan.al