Ndërron jetë aktorja e famshme e telenovelave
Aktorja meksikane e telenovelave, María Rubio ka ndërruar jetë të enjten, njofton Shoqata Kombëtare e Aktorëve në Meksikë.
Sipas CNN Español, Rubio ishte e njohur në rolin e saj Catalina Creel në telenovelën Cuna de Lobos kur ajo ishte rreth 80 vjeç. Aktorja, e lindur në Tijuana, ishte 83 vjeç kur ajo ndërroi jetë. Kolegët e saj shprehën ngushëllimet në rrjetet sociale./tvklan.al