Ndërron jetë aktorja shqiptare “Zana”
Aktorja që interpretoi Zanën në “Rrugë të Bardhë” apo personazhin e mësueses te “Shtigje Lufte” u shua në moshën 64 vjeçare. Elida Cangonji, që përveç profesionit të aktores ushtroi edhe atë të mjekes psikiatre, u largua nga bota e të gjallëve në mbrëmjen e së hënës, nga një sëmundje e rëndë në Francë, ku edhe jetonte.
Në shesh xhirim ajo bashkëpunoi me regjisorët Viktor Gjika, Gëzim Erebara, Pirro Milkani e Muharrem Fejzo.
Rolet e saj janë disa, si Vera në pelikulën “Në fillim të verës”… apo Zana, gruaja e Mato Grudës te “Njeriu me top”.
Ai që do të kujtohet gjatë, është i Zanës te “Rrugë të Bardha”, centralistja që u dashurua me Dedën që vdiq në majë të shtyllës i mbuluar nga dëbora dhe ngrica.
Paralelisht me aktrimin, Elida Cangonji, kreu edhe studimet për mjekësi, ku u diplomua si psikiatre kryesisht për fëmijët dhe adoleshentët. Gjatë 20 viteve te fundit, ajo jetonte mes Shqipërisë dhe Francës.
Filmat ku ka luajtur Elida Cangonji
Në kufi të dy legjendave – (1981)
Njeriu me top – (1977)
Rrugë të bardha – (1974)….Zana
Shtigje lufte – (1974)
Në fillim të verës – (1975)…..Vera
Shpërthimi – (1974) /tvklan.al