Ndërron jetë bashkëthemeluesi i Microsoft, Paul Allen
Paul Allen, i cili bashkëthemeloi Microsoft, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.
Ai kishte zbuluar rikthimin e sëmundjes së kancerit vetëm dy javë më parë, për të cilën është tajtuar në vitin 2009.
Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mikur të tij.
“Jam zemërthyer nga ndarja e jetës e një prej miqve më të dashur”.
Në një deklaratë që konfirmonte vdekjen e tij të hënën pasdite, motra e tij Jody e përshkroi Allen si një “
individ i shquar dhe me shumë vlera. Ne i jemi thellësisht mirënjohës për kujdesin dhe shqetësimin që ai tregonte çdo ditë për ne”.
Paul Allen së bashku me shokun e tij të shkollës Bill Gates, bashkëthemeluan gjigantin e teknologjisë Microsoft në 1975.
/tvklan.al