Ndërron jetë i mbijetuari i fundit i grupit të Elvis Presley
Kitaristi i grupit të Elvis Presley, Scotty Moore ndërroi jetë në moshën 84 vjeçare, ditën e djeshme në Nashville të Amerikës. Ai njihej si kitaristi i cili ka frymëzuar artistet e muzikës rock’n roll, duke dhënë kontributin e tij në karrierën e Elvis Presley.
Scotty Moore ishte i mbijetuari i fundit i grupit të Elvis Presley, që përfshinte Bill Black në bas dhe producentin Sam Phillips.
Si pjesë e Blue Moon Boys, Moore ka mbështetur artistin me famë botërore, Presley, në shumë këngë të njohura si “Heartbreak Hotel”, “Blue Shoes” dhe “JailHouse Rock”.
Keith Richards, i grupit The Rolling Stones ishte i frymëzuar nga Scotty Moore. Ai ka thënë:
“Kur dëgjova Heartbreak, e dija se çfarë do të beja në jetë. Ajo që kam dashur të bëj është të luajturit në kitare pikërisht si Scotty”.
I lindur në Tenessee, Moore ka filluar i bie kitares në moshën 8-vjeçare. Në vitin 1954, ai formoi bandën e “The StarliteWanglers”. Në të njëjtin vit, nga suksesi i tij, producenti Sam Phillips e bashkoi me këngëtarin e ri, Elvis Presley. Ata punuan së bashku për rreth 14 vite dhe Moore ishte dhe menaxheri i parë i Elvisit. Në vitin 2015, Scotty Moore u rendit në vendin e 29 në listën e 100 kitaristëve më të mëdhenj.
/tvklan.al