Ndërron jetë në moshën 46 – vjeçare Kryebashkiaku i Kolonjës
Arben Malo, Kryetari i Bashkisë së Kolonjës është ndarë papritur nga jeta për shkak të një ataku kardiak. 46 – vjeçari, baba i dy fëmijëve, ndërroi jetë në banesën e tij.
Malo ishte përfaqësues i Aleancës së Shqipërisë Europianë për Kryetar Bashkie në Kolonjë, në zgjedhjet e 21 Qershorit, ku dhe u shpall fitues.
Ai lindi në Ersekë të Kolonjës më 26.09.1969.
Nga viti 1998 deri në 2005, Malo ishte Kryetar i Partisë Socialiste, Dega Kolonje.
Nga viti 2000 deri në 2007, mbajti postin e Kryetarit të Këshillit Bashkiak të Ersekës.
2007 deri në 2011, Malo ishte anëtar i Këshillit Bashkiak Ersekë
2000 deri 2011: anëtar dhe kryetar i Grupit Socialist të Këshillit të Qarkut Korçë./tvklan.al