Ndërron jetë një nga të plagosurit e aksidentit në Kukës
Ndërron jetë një nga të plagosurit e aksidentit në Kukës
Shpërndaje
21:55 13/02/2014Ka ndërruar jetë në spitalin ushtarak një prej pasagjerëve të furgonit që ra në greminë në aksin Kukës-Shishtavec. Viktima është Petrit Mustafa. Ai ndodhej në gjendje kome pasi i ishte nënshtruar më parë disa ndërhyrjeve kirurgjikale. Në këtë mënyrë shkon në 7 numri i viktimave të aksidentit që u shënua mëngjesin e 8 shkurtit të Ura e Topojanit.