Ndërron jetë një paciente në Spitalin Infektiv


Ndërron jetë një paciente në Spitalin Infektiv

11:39 10/06/2020

Një 81-vjeçare ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në Spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ajo ishte asimptomatike për Covid-19 dhe shkak për ndarjen nga jeta është bërë insuficenca multiorganore.

“81-vjeçarja vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e Sars Cov2, por pa simptoma”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Këtë të mërkurë në vendin tonë u regjistruan 42 raste të infektuarish me Covid-19. Ky është numri më i lartë i të infektuarve brenda 24 orëve që prej fillimit të pandemisë.

Megjithatë më herët ministrja Manastirliu tha se shifrat aktuale të epidemisë në vendin tonë janë brenda pritshmërive./tvklan.al






Të ngjashme