Ndërron jetë një tjetër e plagosur e autobusit në Krujë


Ndërron jetë një tjetër e plagosur e autobusit në Krujë

13:00 19/06/2016

Ka ndërruar jetë në spitalin e Athinës ditën e djeshme një nga 4 të gratë e dërguara në Greqi, që u plagosën në zjarrit që përfshiu autobusin në Krujë më 27 Maj.

Ajo është Lina Hajdini dhe është viktima e 4 e këtij aksidenti tragjik.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi në Facebook Kisha e Shën Theodhorit në Vlorë, e cila shkruan se pas një beteje 3-javore me plagët e marra, 70-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital./tvklan.al






Të ngjashme