U qëllua me armë nga kolegu, ndërron jetë punonjësi i policisë
Punonjësi i Policisë së Komisariatit të Dibrës Ardjan Roçi 50 vjeç ka humbur jetën, pasi u qëllua me armë nga kolegu i tij, efektivi Naim Murliu 53 vjeç.
Roçi mbeti fillimisht i plagosur në gjendje kritike, ndërsa ndërroi jetë sapo u transportua me helikopter në spitalin e Dibrës. Ndërkohë, polici Naim Murliu që qëlloi kolegun u vetëdorëzua në komisariat. [caption id="attachment_343178" align="aligncenter" width="1814"] Foto: Autori i vrasjes, efektivi Naim Murliu[/caption] Të dy punonjësit po ktheheshin nga një shërbim pune në Dibrën e Madhe dhe gjatë rrugës kanë debatuar me njëri-tjetrin për shkaqe të panjohura. Viktima Ardjan Roçi punonte si specialiat IT në Drejtorinë Vendore të Policisë së Dibrës./tvklan.al