Ndertimet pa kriter shkatërrojnë kanalizimet e Durrësit (8 Shkurt 2001)
Sistemi i kanalizimeve në Durrës është tepër i rënduar. Ndërtimet e reja pa kriter, me ose pa leje, kanë bërë që zona të tilla si Shkozeti apo plazhi të vuajnë nga lagështira e përhershme. Edhe kur nuk bie shi, bllokimi i kanaleve të ujërave të zeza që mbush me ujë rrugët e këtyre zonave. Sipas drejtorit të Ndërmarrjes së Kanalizimeve, fondet për këtë ndërmarrje nuk dalin për ndërhyrje normale në rrjet, e jo më për të vënë rregull në kaosin total të kanaleve kulluese të qytetit.
Nga ana tjetër problemi kryesor në ditët me shi është mungesa e energjisë elektrike në pompat e hidrovorit. Gjendjen e rëndon më tej bllokimi i dy kanaleve kryesore mirëmbajtja e të cilave nuk varet nga kjo ndërmarrje. Pastrimi i tyre mund të kushtojë me dhjetëra milionë lekë të cilat akoma nuk janë akorduar nga qeveria. Ndërkohë Ndërmarrja e kanalizimeve këto ditë po ndërhyn në rrugën “Vali Peta”, një nga më problematikët në qytet./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego