Ndërtimi i Korridorit 8 – (8 Tetor 1999)


Ndërtimi i Korridorit 8 – (8 Tetor 1999)

14:58 08/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ndërtimi i Korridorit 8 i domosdoshëm jo vetëm për ekonominë Shqiptare. Tenderin për rehabilitimin e segmentit rrugor Durrës – Rrogozhinë, e ka fituar firma greko-italiane Safa Sarandopulos. Sipas specialistëve të kësaj firme deri në Janar të vitit të ardhshëm pritet të përfundojnë 6 ura nga Kavaja në Durrës dhe mbikalimin në vendin e quajtur Plepa.

Në një pjesë të caktuar të tij kanë përfunduar totalisht punimet përfshi dhe asfaltimin e superstradës me gjerësi prej 12 m, duke marrë kështu një tjetër pamje. Ndërsa në pjesë të tjera të segmentit Durrës – Rrogozhinë, madje ende nuk kanë filluar punimet për arsye të ndryshme teknike bëjnë të ditur specialistët grego-italian.

Unaza e qytetit të Kavajës me një gjatësi prej 3 km, pjesë e këtij segmenti rrugor sipas tyre dhe ndërtuesve parashikohet të përfundoj pas pesë ditësh. Korridori 8 në përgjithësi dhe segmenti Durrës – Rrogozhinë në veçanti ka nevojë për një mbikqyrje më të madhe nga autoritetet përkatëse të qeverisë shqiptare dhe pushtetit lokal në rrethet ku kalojnë segmentet e Korridorit 8./tvklan.al






Të ngjashme