Ndërtimi i pallatit 17 – katësh te diga e Liqenit


Ndërtimi i pallatit 17 – katësh te diga e Liqenit

21:45 10/05/2016

Bashkia e Tiranës do të përballet të mërkurën në Gjykatën e Apelit Administrativ, me ndërtuesit e pallatit 17 katësh që po ndërtohet poshtë digës së Liqenit Artificial.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, tha se beteja për këtë çështje do të zhvillohet si brenda Gjykatës, ashtu edhe jashtë saj.

Ai ka ftuar qytetarët dhe shoqërinë civile, që në orën 11:00, të mblidhen para Gjykatës Administrative për të kërkuar rikthimin e kësaj hapësire.

Veliaj e konsideroi të papranueshëm faktin e mos largimit të një prej anëtarëve të trupit gjykues, të lidhur me ndërtuesit e këtij pallati.

Veliaj ka akuzuar edhe paraardhësin e tij, që lejoi ndërtimin e këtij pallati.

Kryetari i Bashkisë tha se leja te diga e Liqenit duhet të anulohet, pasi bordi i digave e ka vlerësuar atë të papërshtatshëm duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.

Tv Klan






Të ngjashme