Ndërtimi i rrugës në Farkë, përfitojnë rreth 1500 banorë
Në qendër të vëmendjes së Bashkisë së Tiranës janë edhe investimet në zonat periferike të kryeqytetit. Nënkryetari i Bashkisë, Arbër Mazniku, inspektoi rrugën e re që lidh Farkën me zonën urbane, e cila u vjen në ndihmë 1500 banorëve të kësaj zone. Në fjalën e tij, nënkryetari Mazniku vlerësoi potencialet e kësaj zone, e cila prej vitesh nuk kishte njohur investime.
Ai tha se Bashkia e Tiranës ka aktualisht rreth 30 projekte në të gjitha njësitë administrative, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm jetën e qytetarëve në këto zona.
Mazniku sqaroi se edhe në kuadër të hartimit të buxhetit të bashkisë për 2017-n, një fokus të posaçëm do të kenë investimet në këto zona, duke garantuar që Tirana të jetë një qytet që u jep shanse të barabarta të gjithë qytetarëve.
Duke vlerësuar punën e Bashkisë së Tiranës, deputeti i PS, Artan Gaçe theksoi se investime të tilla janë tregues i angazhimit të Bashkisë për t’u garantuar të gjithë qytetarëve një jetë më të mirë. “
Rruga e re ka trotuarë, kanalizimet e ujërave të bardha, si dhe është pajisur me të gjithë sinjalistikën e nevojshme horizontale dhe vertikale./tvklan.al