Ndërtimi i shtëpive të prekura nga tërmeti


Ndërtimi i shtëpive të prekura nga tërmeti

16:30 25/11/2019

Veliaj: Gati dosjet për 500 raste me dëmtime të pjesshme

Tërmeti i 21 Shtatorit i la pa shtëpi 7 anëtarët e familjes Zela në Vishnje, por me ndërhyrjen e Bashkisë dhe financimin e bizneseve, ato do të kenë një shtëpi të re gati për të hyrë në festat e fundvitit.

“Premtuam se do vijmë tre herë; një herë kur ra tërmeti, për të dhënë ndihmën e parë, herën e dytë për të parë si po shkojnë punimet, ndaj jam sot shumë krenar për të gjithë ata sipërmarrës që kanë adoptuar familje me fëmijë të vegël, me persona me aftësi të kufizuar, në zona të largëta nga qendra e Tiranës, ndonjëherë larg syrit të atij që kalon përditë në një rrugë kryesore. Herën e tretë do të vijmë kur të përfundojë shtëpia”.

Kryebashkiaku Veliaj siguroi se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak do të miratohet dhënia e dëmshpërblimit për 500 familjet që pësuan dëme të pjesshme nga tërmeti.

“Përveç familjeve që janë adoptuar, pra që po u bëhet shtëpia nga e para, ka pasur plot raste për dëmtime të pjesshme. Mënyra më e mirë se si edhe këto familje të marrin paratë e tyre para fundit të vitit, që të kenë mundësi t’i meremetojnë që ato pak rregullime dhe secilin ta gjejë viti i ri në një shtëpi shumë herë më dinjitoze sesa ajo që na la pas tërmeti”.

Banesat e dëmtuar totalisht nga tërmeti po ndërtohen nga e para nga kompani të ndryshme.

Tv Klan






Të ngjashme