Ndërtimi i spitalit Zonja e Këshillit të Mirë – (12 Dhjetor 2000)


Ndërtimi i spitalit Zonja e Këshillit të Mirë – (12 Dhjetor 2000)

17:40 12/12/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ky është spitali Zonja e Këshillit të Mirë në Tiranë. Punimet për ndërtimin e spitalit, kanë nisur në vitin 1995, me iniciativën e Nënë Terezës, e cila i kërkoi kishës katolike ndërtimin e një spitali në kryeqytet. Kisha katolike nga ana e saj ndërhyri pranë urdhrit të Këshillit të Zonjës së Mirë dhe aktualisht ky spital është gati në përfundim e sipër.

Spitali do të ofrojë shërbime në neurologji, kardiologji, ortopedi, okulistikë dhe do të ketë 300 shtretër. Ky pritet të jetë një ndër spitalet më të mëdhenj të Ballkanit. Punimet këtu do të fillojnë së shpejti dhe këtë e kanë konfirmuar dhe një grup parlamentarësh italian, të cilët vizituan ambientet e spitalit. Me përpjekjet e tyre parlamentarët italian, kanë arritur të sigurojnë një fond nga donator privat, që kap shumën prej dy miliard liretash./tvklan.al






Të ngjashme