Ndërtimi i Unazës së Madhe, IKMT nis operacionin për shembjen e 35 objekteve
Inspektoriati Kombёtar i Mbrojtjes sё Territorit ka nisur operacionin për projektin e ndёrtimit të Unazёs sё Madhe në kryeqytet.
Sipas IKMT janë planifikuar që të prishen 35 objekte multifunksionale, kryesisht njё katёshe. Poseduesit e këtyre objekteve janё trajtuar sipas ligjit nga institucionet pёrgjegjёse.
Ndёrkohё operacioni i IKMT vazhdon edhe nё Vlorё nё kuadёr tё rrugës “Transballkanike”, Faza II” dhe nё Vuno. Nga operacioni i sotёm nё Vuno ёshtё prishur njё objekt dhe parahikohen tё prishen 4 objekte tё tjera deri nё fund tё ditёs./tvklan.al