Ndërtimi tek Diga e Liqenit, jep dorëheqjen gjyqtari Arjan Qafa pas padisë
Gjyqtari Arjan Qafa ka dhënë dorëheqjen nga çështja gjyqësore e lejes së kompleksit të pallateve tek Diga e Liqenit. Dorëheqja e gjyqtarit është pranuar nga gjykata. Kërkesa për përjashtimin e këtij gjyqtari nga çështja në fjalë është bërë nga Bashkia Tiranë, sipas të cilës Qafa ka konflikt të pastër interesi me kompaninë që do të ndërtojë kompleksin e pallateve.
Ndërtimet tek Liqeni, Bashkia kallëzim penal ndaj gjyqtarit Arjan Qafa
Bashkia e Tiranës ka depozituar në Prokurori një kallëzim penal kundër gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit, Arjan Qafa, për konflikt interesi lidhur me çështjen e ndërtimeve të 5 pallateve 17-katëshe tek Diga e Liqenit Artificial.
Bashkia e Tiranës ka bërë publik faktin që vërteton se gjyqtari në fjalë është i lidhur me kompaninë “Gener 2” dhe për këtë arsye sipas saj gjyqi është i montuar. Ky institucion ka kërkuar që gjyqtari duhet të përjashtohet nga gjykimi i kësaj çështje , pasi nuk mund të gjykohet nga ortakët e “Gender 2”, si dhe ka kërkuar gjithashtu që Prokuroria të nisë një hetim për ndjekjen penale të tij
./tvklan.al