Ndërtimi vazhdon rritjen
Sektori i ndërtimit vazhdon rritjen, duke arritur që gjatë 3 muajve të parë të vitit të ketë marrë 245 leje për të ndërtuar, për sipërfaqe prej afro 600 mijë metrash katrorë, duke e trefishuar këtë hapësirë krahasuar me një vit më parë.
Sipas Institutit të Statistikave, numri i lejeve të ndërtimit është rritur me 10%, ndërsa vlera e veprave që do të ndërtohen është shtuar me 2.5 herë.
Në total, në bazë të sipërfaqes që do të ndërtohet nga lejet e ndërtimit, INSTAT llogarit se ky sektor do të investojë 200 milion Euro.
Numrin më të lartë të lejeve të dhëna e mban kryeqyteti me 94 ndërtesa, i ndjekur nga Durrësi, Elbasani dhe Lezha.
Tv Klan