Ndërtuesi që shkel kontratën, s’merr më leje ndërtimi
Banorët e 20 pallateve të ndërtuara prej disa vitesh në njësite administrative 7, 9 dhe 4 janë bërë më në fund pronar të ligjshëm të apartameteve të tyre. Problematikat e krijuara për shkak të shkeljes së kontratave nga ndërtuesit, i kishin penalizuar këto 1352 famlije nga dokumenti i pronësisë.
Gjatë shpërndarjes se certifikatave, Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj paralajmëroi se nuk do të jepen me leje ndërtimi, për ata që nuk zbatojnë rregullat.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke bërë me dije se tashmë qyetarët mbarojnë çdo procedurë blerje, apo kalim pronësie në zyrat e noteri bëri thirrje që asnjë dokumenet, mos nënshkruhet jashtë tyre.
Brenda këtij viti Bashkia pritet të përfundojë me dhënien e certifikatave të pronësisë edhe familjeve të 50 pallateve, që kanë të njëjtën problematik.
Tv Klan