Ndërtuesit presin Kushtetuesen. Kundër 3% për strehimin social


Ndërtuesit presin Kushtetuesen. Kundër 3% për strehimin social

16:20 05/06/2018

Shoqata e Ndërtuesve nuk është konsultuar asnjëherë për nismën e ligjit për strehimin social, e cila i detyron ata që të japin rreth 3% të sipërfaqes që ndërtohet për banesat sociale.

Arben Dervishaj, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuesve, thotë se ligji nuk është korrekt dhe diskriminon këtë kategori biznesi. Ata nuk pranojnë kurrsesi as zgjidhjen që i ka ofruar qeveria, për të shtrirë në kohë pagesën e taksës së infrastrukturës dhe njohjen e shpenzimeve për komunitetin si të zbritshme nga kjo taksë në këmbim të 3% të pallatit.

Ndërtuesit janë të paqartë edhe me mënyrën se si është shkruar ligji, e mbi çfarë parametrash është vendosur që të jepen të paktën 50 metra katrorë për sipërfaqet ndërtimit mbi 2000 metra?

Kjo nuk ka dyshim që do të përkthehet në rritje të çmimeve të apartamenteve, thotë Dervishaj.

Zgjidhja e vetme është Gjykata Kushtetuese.

Sipas një llogaritje të bërë nga Shoqata e Ndërtuesve, 20% e kostove të ndërtimit sot e zënë taksat.

Tv Klan






Të ngjashme