Ndeshja Butrinti-Partizani nis me 1 minutë heshtje për djalin e presidentit Xhani – (12 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ka nisur ndryshe takimi i futbollit mes Butrintit dhe Partizanit në Sarandë. Të gjithë futbollistët kanë mbajtur një minutë heshtje për djalin e presidentit të Partizanit. Lojtarët e Partizanit kanë zbritur në fushën e lojës me kordonin e zi, në nderim të presidentit të tyre. Kanë qenë të shumtë ata që kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e djalit të Presidentit të Partizanit. Mes tyre dhe mjeshtri i madh i futbollit Panajot Pano, i cili ka ardhur nga Greqia për të parë ekipin dhe për t’i shprehur ngushëllimet familjes Xhani.
Panajot Pano:- “Unë e mora vesh shumë vonë për fatkeqësinë dhe mendova që sot meqë jam këtu në Sarandë, t’i shpreh ngushëllimet për djalin e tyre familjes Xhani”.
Në këtë takim Partizani ka shpalosur të gjitha vlerat e tij dhe që në minutën e parë, ka shënuar duke e mbyllur pjesën e parë 1-0. Fillimi i pjesës së dytë nisi me gol për Partizanin. E gjithë ndeshja ka përfunduar 2-0 për Partizanin./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori