Ndeshja miqësore Shqiperi-Maqedoni – (10 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Minuta e katërt e pjesës së dytë Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar golin e parë. Një kombinim i shkëlqyer Bushi – Vata dhe ky i fundit ka realizuar golin e madh. Fundi i ndeshjes arbitri grek ka shtyr disa minuta lojën për ti dhënë mundësi Bogdanit që të tund për të dytën herë rrjetën maqedonase e për ti dhuruar shqiptarëve fitoren e shumë pritur.
Sot në “Qemal Stafa” në një terren tepër të rënduar, kombëtarja e Astrit Hafizit, ka mundur 2-0 Maqedoninë në një takim miqësor. 90 minuta lojë të dominuara krejtësisht nga të kuqtë, me raste të panumërta shënimi. Një lojë e organizuar saktë dhe një fitore krejtësisht e merituar. Alban Bushi lojtari më i mirë në fushë por dhe protaginist i rasteve të humbura. Ndeshja tjetër miqësore do të luhet në Bukuresht me Rumaninë në 3 Mars./tvklan.al