Ndeshja Partizani- Kukësi, policia merr masat
Policia e Elbasanit ka marrë një së masash për ndeshjen Partizani –Kukësi që do të zhvillohet sot në orën 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Polica njofton qytetarët se nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, si dhe nga “Kryqëzimi i Romëve” deri tek “Kryqëzimi i Tapetave”
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 220 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet vartëse të saj dhe FNSH-ja
Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete.
– sende të forta,
– shishe (të çfarëdolloj)
– fishekzjarrë
– monedha apo metale (të çfarëdolloj)
– çelësa të ndryshëm