Ndeshja Shqipëri-Hungari, mungon Balaj


Ndeshja Shqipëri-Hungari, mungon Balaj

10:48 08/10/2021

Bekim Balaj do jetë mungesa e kombëtares shqiptare në transfertën e “Pushkash Arena” përballë Hungarisë. Sulmuesi shkodran nuk është stërvitur me ekipin për shkak të një problemi muskulor në kofshë.

Tekniku Edi Reja ka pasur të gjithë pjesën tjetër të lojtarëve në dispozicion, të cilët kanë zhvilluar ushtrime fizike dhe taktike. Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe përqendrimi në stërvitje është i lartë në prag të kësaj sfide vendimtare në eliminatoret e Botërorit të Katarit.

Kombëtarja jonë kërkon që të përsërisë suksesin e arritur në “Air Albania” përballë Hungarisë, duel që vendosi nga një gol i Armando Brojës në çastet e fundit të sfidës. Më 12 Tetor, kuqezinjtë do të presin Poloninë në Tiranë, rivalen direkt momentalisht për vendin e dytë në grupin I kualifikues.

Klan News






Të ngjashme