Ndeshja Shqipëri – Maqedoni, ja rrugët që do të bllokohen 


Ndeshja Shqipëri – Maqedoni, ja rrugët që do të bllokohen 

14:02 04/09/2016

Ditën e nesërme në orën 20:45 do të luhet ndeshja ndërmjet përfaqësues së Shqipërisë dhe Maqedonisë, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Policia do të marrë një sërë masash teknike dhe organizative për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes.

Hyrja e tifozërisë në stadium do të nisë që prej orës  17:00 të ditës së nesërme.

Sipas policisë së Shkodrës, për të gjithë tifozët që do të vijnë nga brenda dhe jashtë vendit do të ketë masa kufizuese mbi lëvizjen dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të.

Këto janë akset rrugore që do të bllokohen që prej orës 8.00 deri në orën 24.00.

1. Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit) do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës.

2. Në Bulevardin “Zogu i Parë” (ose sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës.

3. Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë në rrugë“B.Bishanaku” dhe anasjelltas.

4. Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti”.

5. Do të ndalohet parkimi i automjeteve, në të dy anët e Unazës Perëndimore (nga ish Zukthat deri tek Kryqëzimi i Kirasit)./tvklan.al






Të ngjashme