Grushta në ndeshjen e basketbollit Vllaznia – Tirana


Grushta në ndeshjen e basketbollit Vllaznia – Tirana

19:40 19/11/2016 https://youtu.be/pzvuH3DYDbs

Degjeneron në dhunë kryendeshja e javës së gjashtë në kampionatin basketboll për meshkuj mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Takimi i luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, u ndërpre mbi 15 minuta, pasi lojtarë të të dyja ekipeve dhe stafet u përfshinë në përleshje fizike. Momenti më i rëndë është shkëmbimi i grushtave mes lojtarit të Tiranës Erkand Karaj dhe trajnerit të Vllaznisë, Bledar Gjençaj.

Përplasjet në fushën e lojës ndezën edhe zemërimin e tifozëve shkodranë në tribuna.

Pas këtyre incidenteve gjyqtarët përjashtuan nga loja Ndojën e Lekndreajn të Vllaznisë dhe Johnson e Shimën të Tiranës. Përsa i përket sfidës së luajtur Tirana e fitoi me rezultatin 84 – 66. Ky ishte suksesi i gjashtë në po aq javë për bardheblutë që kryesojnë renditjen./ TV KLAN






Të ngjashme