Ndeshje pa publik në Serie A


Ndeshje pa publik në Serie A

22:20 04/03/2020

Qeveria mbyllet dyert e stadiume deri më 3 Prill

Ndeshjet në kampionatin italian të futbollit do të luhen pa praninë e publikut deri më 3 Prill. Qeveria e shikon si masë për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Një vendim i marrë të mërkurën dhe që shërben për të përfunduar edhe sezonin e Serisë A. Më herët u shtynë gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, Juventus-Milan dhe Napoli-Inter.

Pritet që sfidat që nuk u zhvilluan javën e kaluar të luhen të shtunën dhe të dielën. Mes tyre është edhe derbi i Italisë, Juventus-Inter.

Tv Klan






Të ngjashme