Ndeshjet e fundit të vitit për Partizanin e Kukësin


Ndeshjet e fundit të vitit për Partizanin e Kukësin

15:25 22/12/2018

Partizani do të mbyllë vitin ndaj Luftëtrait të dielën në Gjirokastër. Titulli moral kampion i dimrit është siguruar duke parë diferencën me ndjekësit, por pikët janë të nevojshme nëse duhet të vazhdohet kështu deri në fund. Trajneri Skënder Gega ka besim te grupi i lojtarëve.

“Të shkojmë me synimin për të fituar dhe jemi të gatshëm përveç Telushit që ka kartona të verdhë. Me këtë grup mund të arrijmë më lart”.

Kukësi po kalon një periudhë të mirë. Rezultatet pas lojës së mirë bëjnë që në takimin me Kastriotin e vendit të fundit të kërkohen 3 pikët.

“Kemi luajtur të gjithë kampionatin shumë mirë, por falë edhe rezultateve të ndeshjeve të fundit nga ana psikologjike jemi mirë dhe natyrshëm që duhet të zbresim në fushën e lojës për të kërkuar maksimumin, pra 3 pikët”.

Pas këtyre takimeve, ekipet do të kenë kohën të rikuperojnë forcat dhe të afrojnë me lojtarë në merkaton e Janarit për të përballuar pjesën e dytë të sezonit.

Tv Klan






Të ngjashme