Ndeshjet e La Liga jashtë Spanjës?
Teksa futbolli është kthyer në një industri, biznes i fuqishëm i prodhimit të milionave, në Spanjë po diskutojnë që ndeshjet e rëndësishme të kampionatit t’i luajnë jashtë vendit.
Në një intervistë për Financial Tmes, Presidenti i La Liga, Javier Tebas ka deklaruar se organizmi i drejtuar prej tij është duke analizuar këtë ide.
Sipas drejtuesve kjo do të rriste të ardhurat dhe do të ndikonte në shpërndarjen globale të markës së kampionatit dhe klubeve. Kjo lëvizje vjen pas zhvillimit të miqësores El Clasico në Miami.
Për herë të parë Barcelona dhe Real Madrid u përballën në Shtetet e Bashkuara dhe kjo afroi më shumë se 66 mijë spektatorë në stadium si dhe jo pak personalitete.
“
La Liga është një kampionat që tërheq vëmendje në mbarë globin, dhe në duam interesin ndërkombëtar
”, deklaroi Tebas për Financial Times.
Edhe pse idea është në hapat e parë, duket se po merr mbështetje, dhe nëse aprovohet nga të gjitha klubet sezonin e ardhshëm skuadrat e mëdha të kampionatit spanjoll mund të përballen në stadiume në Kinë ose Shtetet e Bashkuara.
Tv Klan