Ndeshjet e para të futbollit në Rio 2016
Lojërat Olimpike nisën si gjithmonë me futbollin.
Skuadrat e femrave zhvilluan takimet e para me Brazilin, vendin mikpritës që mundi me rezultatin 3 – 0 Kinën. Një paraqitje e mirë e brazilianeve, që vendosin kandidaturën për medaljen e artë.
Në të njëjtin grup, Suedia mundi me rezultatin 1 – 0 Afrikën e Jugut. Një sukses i rëndësishëm, ku ndeshjet janë vetëm tre.
Gjermania arriti një fitore me shumë gola, por duke mundur një skuadër modeste si Zimbabve me rezultatin 6 – 1.
Kanadaja ia doli të marrë 3 pikë falë fitores 2 – 0 me Australinë.
Sukses i thellë 4 – 0 i Francës ndaj Kolumbisë duke bërë që përfaqësueset Europiane ta nisin vetëm me rezultate pozitivë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia dolën të mundnin 2 – 0 Zelandën e Re.
Lojërat Olimpike do të nisin zyrtarisht me ceremoninë që do të mbahet në orët e para të ditës së shtunë me kohën shqiptare, në stadiumin “Maracana” të Rio De Zhaneiros.
Tv Klan